>
LETERSISHQIP

Hëna Dhe Yjet Ose Thjesht Meditime

Hëna ngrihet përmbi qiell,
si një varr i ndarë më dysh,
veç moj hënë, na sill pak diell,
se shpresë presim, mes lotësh, mes sysh.

Yjet marrin vallen me ngadalë,
ndezin qiellin me flakërima,
po si ikin kështu vallë,
ku shkojnë me zhurma e uturima?

Se yjet zbresin tatëpjetat,
këpusin cepat si metal,
merr hov jeta, mbytur harresat,
po ku ikim kështu vallë?

Se dhe hëna nuk e di,
se nga vjen e se ku shkon,
por dhe gjithë kjo yjësi,
në mister thua rron?

Se kur ndritet hënë e plotë,
se ku ndriten vargje yjesh,
mbushet deti plot me lot,
herë mes dallgësh, herë mes diejsh.

Tatëpjetën merr sërish,
në mes resh e në mes yjesh,
do ta dish se bukurisht,
fluturon përmes qiejsh,

Nëpër ngjyra të universit,
ku s’arrin dot as Olimp.
ku mpreh shpatë e Aresit,
liria vjen e bën dritë e dritë.

Se dhe agimi kur zë e shëndrrit,
bie vesa lehtë e lehtë,
drita vjen më e fortë,
pas një nate të skëterrtë.

DËRGOI: