>
LETERSISHQIP

Pas Zjarrit, Do Marrësh Hirin

Pas zjarrit që ndez shpirtin dhe e çon peshë në ajër,
ruhu e mos fluturo, se e sigurt është se pas vjen hiri,
se askush në këtë botë, patjetër që nuk mundet,
të shpëtojë nga ky mallkim, nga kjo marri në njerëzi.

Se zjarrin e ndoza në qiellin që flakërohej në njëmijë ngjyra,
e pa dashje sot m’u kujtove ti, hija jote ashtu nëpër terr,
dhe në imagjinatë shfletova, tej përtej depërtova dhe hyra,
por ma nxinë, e bardhësinë zezë ma bënë, e pyet edhe veten në do: si mund të hyj në këtë qiell?

DËRGOI: