>
LETERSISHQIP

Heroi I Kosovës

Në kullë të heroit shkuan e vanë forcat serbe,
urdhër kishin dhënë që gjallë ose vdekur heroin do ta vrisnin,
luftuan që gjallë ta zënë e pas flakëve nuk ia dolën dot,
e si bisha të egra muret e asaj kulle vetëm godisnin.

Nuk dorëzohet jo heroi, as përkuljen nuk e duron,
lufton fort si trimat e në dorë të armikut jo nuk bie,
si paraardhësit njësoj, ai gjak, lirinë e Kosovës mbi të gjitha kërkon.

E trupat serbe më fort goditen, muret e kullës i ciflosen, por në toke nuk i rrezuan,
ndërsa zona rreth mori vesh se heroi ra për liri e për vatan,
e se të nesërmen kur gjetën trup për ta kallur në dhe, në varrim,
kafka qeshte, eh buzëqeshte, diell binte mbi varrin-lule të lirisë së Kosovës.

DËRGOI: