>
LETERSISHQIP

Njeriu I Rrugës

A e shikoni njeriun e rrugës, si endet në rrugica, e dikush e ndihmon e tjetërkush jo,
si shkon nga një cep në tjetrin dhe sillet përhumbur,
pa ditur të kundërshtojë as edhe një grimë të vetme,
me raki e rum e mbyt mërzine e kësaj nate të zezë.

Ai shkon i humbur ndër udhët e pafunda të atdheut tonë të vogël,
në qytetet veriore e jugore, pa ditur t’i ndajë, siç përcahet ndër sene të larta e të ndyta,
por e kalon bashkimin në yjësi, në gaz e hare, se njeriu i rrugës ndoshta s’ka pasuri …materiale,
ka shpesh zemrën të drobitur e të dehur, por ka ndërgjegjen e pastër e të bardhë.

Shiheni dhe njiheni se endet nëpër rrugët e qytetit të madh,
copëzat e këmishes tregojnë dhimbjen e tija,
se kjo jete fundja është edhe fat, i regjun ndër felliqësira të bukura,
ndër sende të pista, të ndotuna, se galaktikat, nga zjarri e kaosi, ndizen e nxihen.

O yjësi, o re e bardhë që mbulon universin e pafund,
njeriu i rrugës endet ndër ty, se është ndër ty, për çdo natë, fle nën xixa e yje,
ai e di c’është trishtimi i bukur dhe xixëllonjat që ndezin pishtarë në kaltërsi,
se trup i tij është në tokë, por frymëzim, zemër e shpirt janë lart ndër qiej.

DËRGOI: