A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Korba Dhe Kërma

Korbat hanë kërmat e korbat e kërmat bashkërisht hanë dheun,
kjo ndodh në atdheun tim të zi, që e kanë ngrënë dhe copëtuar në katër anë,
e korbat është e shkruar që të jetojnë në këtë vend të zi dhe të katranosur si mos më keq,
se ata janë të zinj, skëterrë, të tmerrshëm dhe dheun e vet e kanë lyer me ngjyrën e vdekjes, ku shpresë nuk ka më, as jetë dhe as ngjyra.

Ndërsa pëllumbat ikin përditë, largohen dhe arratisen nëpër vende të largëta, tamam si në Misirin e dikurshëm,
se ata nuk durojnë të nxihen se kanë fytyrë dhe e dinë se nëse rrinë korba do të bëhen, nëse duan të jetojnë ose kërma,
por atdheut të vet nuk ia bëjnë gjëmën, më mirë në rrugë pa rrugë, në rrugët e mëdha të trojeve të Europës shkojnë,
duke kërkuar fatin, fatin e zi sërish, ama janë vetë të bardhë, pëllumba që nuk iu dhemb të nxihen.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019