>
LETERSISHQIP

Përbindëshi Me Dy Kokë

Përbindëshi me shtatë gjuhë e me dy kokë u zgjua sërish dhe me ushtri shkoi e pushtoi vendin tjetër,
e gjenocid është gati të bëjë, të vrasë e shtypë me këmbë të gjallë e të vdekur,
për të sunduar sa më shumë tokë, në udhë, në qiell e mes tyre,
sepse do gjak, do jetë njerëzish, fëmijësh disa herë, në helme kimike të botës makabre.

E, bota e madhe, sy i madhërishëm e sheh si përbindëshi ha njerëzit e pafajshëm,
por nuk reagon se vetë nuk do aspak të sakrifikohet, e kështu voluset tradhtia, vijon marrëzia, vrasja, mallkimi,
ka marrëzi në burgje të largëta, ka vuajtje e gjak pa fund, ka jetë njerëzish të fikura,
se përbindëshi me dy kokë e shtatë gjuhë ecën në tokë të ngurtë, mes dy shtetesh, mes një rajoni të tërë.

DËRGOI: