>
LETERSISHQIP

Poezi Kushtuar Absurdit

Absurde është jeta, absurde dhe vrastare e gjakësore njëherësh,
në një spirale që nuk kuptohet nga askush, as nga yjësi, e Zot madhëruar.
në një kohë pa kohë, në ndërtesa burgosur, edhe nëse në burg nuk je,
se liri nuk ka, nuk ka si të ketë liri, në atë vend ku më shumë kërkohet liri, e bashkë me të edhe mirëqenia.

Po absurdi vjen edhe në formë të ulje-ngritjeve, në të çuditshmen e vet,
je në qiell, ndihesh me flatra, fluturon mbi oqeane dhe mbi çdo yll të kësaj galaktike,
ah sa bukur, sa mirë, lumturi, freski, dashuri, mirësi, gëzim, hare, oh dashamirësi,
ah, zemër ther, e papritur kur je më mirë nuk ka si të bëhet, ndodh diçka, e zbret poshtë, zbret poshtë, si Orfeu me kitarë, e vdes fatalisht, në ferrin yjësor.

DËRGOI: