>
LETERSISHQIP

Lot Dhe Magji

Të rrallë janë ata që ndjejnë magjinë, magjinë edhe kur janë në tokë dhe kanë pësuar trauma,
ata që magjinë e ndjejnë edhe në terr, në ferrin e madh, në errësirë të madhe që na mbulon përditë,
shohin prapë shpresë e jetë, mall e kushtrim, fuqi e vullkan, yje që ndizen lart në qiell,
që përplasen me galaktikat, në yjësi të shumta të universit blu, që endet në dete të paana të globit.

Edhe në qelinë më të errët mund të lulëzojë lulja e bukur, thotë një shprehje kineze,
nën gërmadha ka trupa të vdekur, por sërish qesh e lumturohu, gëzohu e lumturohu se nesër një ditë më e mirë do të vijë,
se ndër vdekje, përpos të zezës, ka ngjyra e ylbere të pafunda, bredhi është i bukur, dhe unë dua dhimbjen që fshihet nën drita,
dua atë dhimbje, me të të bëj varg magjik, që shkëlqen në horizontet e purpurta.
…të ndjesh forcën e zemrës së nënës, fuqia më e madhe në jetë, që siç thotë një shprehje e urtë, uturin si një anije e nëndheshme në det,
të duash me zemrën e një fëmije, të pikëllohesh e dashurohesh…me lotët e dhimbjes së përditshme.

DËRGOI: