Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dj Blunt Dhe Marina Po Sjellin Bashkëpunim?

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[19-12-2014]
Nuk ka shumë kohë që Dj Blunt ka deklaruar se në muajin janar ai dhe Real 1 do të sjellin një baladë e cila është në bashkëpunim me një këngëtare të re por nuk ka treguar se kush është ajo.

Po ashtu, edhe Marina ka treguar se ajo do të sjellë këngën e saj të re por nuk ka dhënë më shumë detaje. E se kjo këngë është në bashkëpunim me Blunt dhe Real 1 dyshim ka ngjallë fotoja në të cilën Blunt dhe Marina shihen së bashku.

Kujtojmë se Dj Blunt dhe Real 1 në muajt e verës kanë pasur një duet me motrën e Marinës, Luanën prandaj, ekzistojnë gjasat që ky duet të jetë i vërtetë por, këtë gjë më së miri do e dëshmojnë ditët në vazhdim.
 (Indeksonline)



Komente 2