>
BIOSHQIP

Dj Dalool, Bashkepunim Me Dia Dhe Mark Hardy

23-04-2012
DJ i njohur kosovar Dj Dalool, ka realizuar bashkëpunimin e tij të radhës dhe këtë herë bashkëpunëtorët e tij nuk janë shqiptarë.
Dalool kësaj radhe sjell këngën "Ta Buena La Cosa" në bashkëpunim me Dia dhe Mark Hardy.

Dj Dalool ka pohuar se është shumë i kënaqur me këtë bashkëpunim dhe e veçon atë si një bashkëpunim më ndryshe të realizuar deri më tash.

"Është një bashkëpunim ndryshe, më interesant më kreativ. Ka qenë shumë më i lehtë se sa bashkëpunimet tjera. Është diçka e re për ta gjetur veten në një treg krejtësisht të ri për mua në Amerikën Latine. Kjo ishte ideja e kitaristi Faton Macula ", ka pohuar, Dj Dalool.

DIA, emri i vërtet i saj Claudia Cruz, ish-missi i Republikës Dominikane, është e fejuara e kitaristit kosovar Faton Macula.
(Telegrafi)

Dj Dalool, Bashkepunim Me Dia Dhe Mark Hardy