TEKSTESHQIP

DJ PM & Dj Dagz
Kthehuni
Lyrics
(Feat. Burak)

Shtigjeve Të Fëmijërise
Përsëri Unë Sot Po Kthehem
Nuk Takoj Njeri,
Zemra Më Thehet.
Sa Pak Lule Në Livadhe
Nuk Takoj te bukurën Sorkadhe
Por ç'po Ndodh Me Ty,
qpo Ndodh Malësi E Madhe

Ref:
Kthehuni, thërret Tuzi, Kraja E Ulqini
Kthehuni e Mos Më Lini
Kthehuni, le t'Dëgjohet Këngë E Qiftelisë
Kthehuni bijtë E Malsisë

N'prag Të Derës Presin Nënat
I Presin Djemtë Që Do Të Vijnë
Të Marrin Nuse,
t'bajnë Darsëm Me Tupana
Valët E Detit,u Trazuan
Se Nuk Ka Më Peshkatarë
Ata Shkuan.
A e Harruan Këtë Dhe Shqiptar

Ref:
Kthehuni, thërret Tuzi, Kraja E Ulqini
Kthehuni e Mos Më Lini
Kthehuni, le t'Dëgjohet Këngë E Qiftelisë
Kthehuni bijtë E Malsisë