>
LETERSISHQIP

Eksploziv

(Prag-ndarje)

Je ti aty
Pjesë, e ëndrrave të vona
Je ti aty
Kujtim, i kohërave tona.

Pjesë e mendjes së lodhur
Kujtim i dashurive
Shkak i kudo ndodhur
Krijes e marrëzive.

Dikur ëndërr shpresëplotë
Dashuri e pafund
Sot një shpresëzë e kotë
Ngadalë po na mund.

E zbardhur, pa ngjyra, e lodhur e tëra
Magjikja, e madhja dashuri
Shkatërruar me zhurmë, plot zëra
Ndoshta padashur, nga unë e ti.

Ca fjalë, më s'i pëlqejmë
Janë të kota, pa adres
Ca ndjenja, më s'i ndjejmë
Kur 'një bomb' qëndron në mes.

Presim çastin të shpërthejë
Eksploziv i mbledhur mal
Që dy zemrave shkas t'u gjejë
Për fundin e pritshëm fatal.

Presim kohën të na gjejë
Një mëkat te njëri-tjetri
Se të bindur me t'padenjë
S'i mbajmë fajet për së veti.

Ëndërrmadhja dashuri
Na verboi duke u dashur
Xhelozi, mos unë a ti
Bëmë gabim të pafalur.

Eksploziv shpërthyes
Ti e mban në duar
Nga shkak i mos arsyes
Sa për të vepruar.

Gati dora ime
Të ndezë fitilin
Të krijojë shpërthime
Pa ditur qëllimin.

Lutu të lutem, në Zot lutu
Për veten, dashurin, për të voglën mund'si
Lutu të lutem, dhe për mua lutu
Që të lutem edhe unë, të lutesh edhe ti...