>
LETERSISHQIP

Rastësi

Në botë ti ke lindur femër
E Zoti t'i fali të gjitha
Cilësitë e të 'Bukurës' me emër
Por, mund të ishe edhe 'Bisha'.

Megjithatë s'ka shumë rëndësi
Në botën e mbushur me rastësi.

Rastisi të të njihja, të të vlerësoja
Të bëhesha pre i bukurisë tënde
Rastisi marrëzisht të të doja
Por, dhe mund t'mos më shkoje n'mëndje.

Megjithatë s'ka shumë rëndësi
Në botën e mbushur me rastësi.

Nuk rastisi të mirëpritesha
Ti refuzove nje mundësi
Vallë, përse të mërzitesha
Ne botën e mbushur me rastësi.

Aty nuk jam veç unë e ti
Aty çdo ditë është rastësi...
(Poezi nga: Donald Bezhani)