>
LETERSISHQIP

Esmeralka

Buzëqershi,
Me sytë e zi.
Më e bukura
Perëndi,
Që shkëlqen,
Ndrin e tëra
Vetullshkruara
Zemërgjëra,
Aferdita Perëndi,
Faqemjalta
Gushflori...

Sa e ëmbla,
Sa e qetë,
Buzëqeshura
me t'vërtetë,
Fluturajka
Bel-lehtë,
'Esmeralka'*
Mendjemprehtë,
Perëndia dashuris
Parajsa,,,
Ilaç i lumturis...

Më ç'ti thuash
Bukuridhënëses,
Veç ta duash,
Dashurosh,
Adhurosh
Si perëndi,
Përqafosh
Si njeri,
E më mos ta lëshosh,
Kurrsesi,,,
Ësht' mrekulli...

(Donald Bezhani - 18.05.2014)

Ps:
* = 'Esmeralda',(Esmeralka), personazhi femëror, perfaqësuese e bukurisë, çiltërsisë dhe shkathtësise së padjallëzuar në veprën "Shën Maria e Parisit" (Katedralja e Parisit) - V. Hugo.
* = "Esmeralka" në kuptimin 'esmere' si tipar fizik.