>
LETERSISHQIP

Liliputet Dhe Gjiganti!

Morën liliputët një lajm të mirë
Në shtetin e tyre Gjiganti kish arrirë',
Mornë' liliputët fjalën e vërtet'
Se qytet' i tyre, Gjigantin po pret.
-
Kur mbërrin, Gjiganti ëmbël përshëndet
Njëzëri ia kthyen: "Tu ngjat' ajo jet"
Dhe nisi Gjiganti, fjalë t'u thotë plot
"Bukur fjalë e tij, mos shteroft o Zot!"
-
Vazhdoi Gjiganti, madje këngën mori
Zemër e liliputëve ison vaj e nxori
Sa shumë që u thanë, përralla e legjenda
Edhe liliputëve fort u'a kishte ënda.
-
Mirpo pak më vonë, na u lodh i gjori.
Rehatinë e Liliputëve, për vete e mori.
Dhe ia nisi i shkreti një kalvari të gjatë,
Dëfrehu, ha e rri, ditë edhe natë...
-
Në do për të pirë, a për t'i bërë freski,
Liliputi gjendej gati në shërbim të tij.
Në do ndonjë kolltuk për tu rehatuar
Gati liliputi, menjëherë për t'ia ofruar.
-
Kështu kaloi një javë, muaj edhe më shumë.
Liliputët roje, dhe Gjiganti gjumë.
Kështu kaluan vite, shekuj edhe jetë.
Liliputët skllevër dhe Gjiganti mbret...

| Donald Bezhani - 08.01.2016 |