>
LETERSISHQIP

Nëpër Zëra

Nëpër zëra që s’kanë të ndalur
Vret në shpirtë një zë pa zë
Nëpër zëra në shpirta t’plakur
Vret ai zë që s’thotë asgjë

Ai zë, që s’di të flasë
Ai zë me shpirtë trazuar
Që ulëret, bërtet pamasë
Me shprese të vrarë që ka në duar

Ai zë që mbrëmë dëgjova
E sot nuk e di se nga shkoj
Ai zë që mbrëmë dëgjova
Ah ai zë që më dredhoj

Po po, pikërisht ai zë
I së drejtës në fyt shtrënguar
Ju kujtoni se unë s’di gjë
Rri e prit duke dëgjuar