Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Tema: Poezi Fabula


Kishin Rënë Këmbanat

Më rëndonte i gjithë trupi mbi krevat
Mëngjesi i kësaj dite nuk po më gëzonte
Sado rrotullohesha nuk po rrija dot rehat
Me këtë trup që kaq shumë po më rëndonte

Ora shënonte saktë por drita nuk kishte dalë
Ndoshta ashtu si unë edhe ajo nuk ndihej mirë
Lëviznin akrepat e saj dalëngadalë
Ishte erresirë edhe pse me kohë duhej të kishte gdhirë

Asnjë njeri nuk ishte shqetësuar për mua
Askush nuk kishte ardhur për të marrë vesh
Ndihesha përgjysëm sikur të më kishin copëtuar
Ah ato të zezat këmbana që më binin në vesh

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0