Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Në Vendin Tim

Në vendin tim te rrallë
Aty ku lulet çelin por s’ka kush i ujit
Shkëmbin e çajnë në copa se pyesin as detin plot valë
E pastaj thahen njëherësh e i humbasin fuqitë

Në vendin tim të fjetur
Aty ku zëra dëgjohen por që nuk shihet njeri
Dergjet shpresa në tokë duke u tretur
E çdo ditë mbijnë lule të errëta që shpërndajne lakmi

Në vendin tim të harruar
Aty ku librat s’mbarojnë së shkruari histori
Mjaftojnë shumë pak çaste për t’a kujtuar
Të mjerën tonë mëmën Shqipëri

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0