Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Yje Te Dites

Ndonjehere duhet te heshtesh
E te mbahesh fort me halle te shumta mbi shpine
Brenda vetes ne inate te tretesh, e pafund te ecesh
Se jo te gjithe per ty ose per mua e prishin terezine

Ndonjehere nuk duhet te degjosh
E ti lesh britmat e absurdit te duken te shurdhta
Ne detin e injorances te mos notosh madje ta helmosh
E ndergjegje te trazuara te luftosh me fjale te urta

Lere veten te lire
Se qielli nuk ka mjaftueshem yje qe ndricojne shprese
Qendro i forte gjithmone e mos u fik ne te gdhire
Pastaj nata le te ike se ndritshem diten do te prese

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0