Donis Lleshi Poezi
Donis Lleshi

Fund I Lumtur

E bukur ishte si hena
Si nje lule e rralle qe i zbehte gjithe lulet e tjera
Mezi prisja qe ta shihja sa here vinte mbremja
Jashte ne te ftohte ku melodi na bente era

Ne shall i mberthyer mbas pemeve te zhveshura
Nje djale i ndrojtur endej cdo dite
Befas durimit i erdhi fundi nga ditet e heshtura
E sot nuk ishte momenti i fshehur me prite

Dy hapa bera drejte saj
Me zemren qe brenda kraharorit po sherthente
Por ti bindja kembet se kisha kollaj
Ne rruge i zbuluar vec lutesha qe koken t’mos kthente

Po njeri pa fat une i gjori ne rruge zbuluar
Shpejt mora pergjigjen sikur mua te ishte tu m’prite
Ndjeva dikend drejt meje duke u afruar
Ehh i mjeri une s’me bindeshin as syte

Si shkemb para saj qe s’fliste nje fjale
Ndjeja nje zjarre qe me pervlonte nga brenda
Nuk isha i vdekur nuk isha as gjalle
Vec sesi te ikja po me rrinte mendja

Nese me pyesni se cfare u be me pas
Ate pjese te jetes me fjale se kam shkruajtur
Vec di qe kete cast nuk dua ta humbas
Po shkruajme te dy kete poezi me fund te lumtur

- Poezi nga Donis Lleshi


- U dërgua nga Donis -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0