>
BIOSHQIP
Biografia
Dorina Plaku është një artiste dhe këngëtare profesioniste. Ajo ka mbaruar studimet si këngëtare e muzikës klasike pranë Akademisë së Arteve dhe prej vitesh vazhdon të zgjerojë edhe eksperiencat e saj në fushën e muzikës bashkëkohore. Si këngëtare bashkëkohore ajo ka disa këngë të vetat të cilat i ka performuar në skenat e festivaleve kryesore në vend. Një pjesë e këngëve të saj janë edhe si performanca me video klip. Aktualisht është e angazhuar artistikisht pranë Top Channel si backvocale dhe prej disa vitesh ka dhënë mbështetjen e saj në festivale si Top Fest, Albanian Voice, etj. Gjithashtu ka punuar edhe pranë televizioneve të tjera të mirënjohura në vend.

Në Maj 2004, Dorina merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Pranvera".

Në Prill 2005, Dorina merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Dua".

Në Maj 2008, Dorina merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Jeta Vazhdon".

Në Dhjetor 2009, Dorina Toçi merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Nje Fjale Te Ngrohte".

Më datë 31 Tetor 2012, Dorina Plaku publikon videoklipin "Ne Zemer Te Mbaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Më datë 17 Mars 2014, Dorina publikon videoklipin "Edhe Nje Nate...".

Më datë 23 Shtator 2016, Kastriot Tusha & Dorina Plaku publikojnë videoklipin "Nostalgji".

Më datë 31 Janar 2019, Dorina publikon videoklipin "Rruga E Zemres". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi, teksti u shkrua nga Vojsava Alia, ndërsa për orkestrimin u kujdes Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.

Më datë 14 Gusht 2019, Argjend Lloga & Dorina publikojnë videoklipin "Grimce Parajse". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.

Më datë 5 Shtator 2021, Argjend Lloga publikon videoklipin "Vec Nje Mundesi", në bashkëpunim me Dorinën. Videoklipi u prodhua nga DArt Channel, ndërsa produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi.
KATEGORI: