>
BIOSHQIP
Biografia
Në moshën 4 vjeçare së bashku me familjen e saj migroi në Norvegji, ku edhe sot jeton dhe vepron në Oslo. Ajo është nxënëse e gjimnazit të Oslos dhe i pëlqen të studioj psikologjinë. Doruntina qysh nga mosha e fëmijërisë është marrë me aktivitete kulturore të ndryshme si në Komunintetin Shqiptar të Norvegjisë gjithashtu edhe në atë norvegjez, duke prezantuar denjshëm origjinën e saj shqiptare. Ajo që në fëmijëri filloi të merrej me muzikë, ku hapat e para i bëri në luajtjen e flautit e më pas filloi te merrej edhe me këndim. Më 19 mars 2005, Doruntina u paraqit në një audicion të muzikës në Oslo të organizuar nga "Power Hit Radio", e cila aranzhoi "Poëer Star Search". Doruntina mposhti publikun me këngën e Celine Dion, "My Heart will go on", që e interpretoi për mrekulli ku dhe arrin te futet në finale. Finalja e garës të 10 finalistëve ishte më 7 maj 2005, në qytetin Drammen të Norvegjisë. Atje, Doruntina pritet në skenë në mënyrë spektakulare nga ana e mijëra artdashëve norvegjez dhe shumë lehtë edhe juria arrin ta shpallë fituese të garës "Power Star Search". Menjëherë pas kësaj fitoreje të madhe, produksioni "Dreamfactory", Doruntinës i ofron bashkëpunim dhe brenda një jave ajo nxjerr këngën e saj të parë, të titulluar "Dreamworld". Më 25 qershor 2005, zyrtarisht del në shitje CD i parë nga Doruntina së bashku me videoklipin e saj. Ajo tashmë kudo në Norvegji është bërë yll i muzikës dhe në të gjitha mediat norvegjeze emëtohet videoklipi i saj, ku dhe ka arritur të renditet ndër më të sukseseshmet e verës 2005. Kënga është ritmike dhe me melos bregdetar. Doruntina vetëm se është vendos në epitetin e botës së artit, ajo ka plane të shumta në kete drejtim por edhe një ftesë nga ndonjë kompani produksioni të muzikës shqiptare do të ishte e mirëseardhur për atë. Në personalitetin e saj cilësohet çiltërsia, komunikimi me njerz dhe shpirtbutësia. Dëshira e saj është të bën ndonjë punë që ka të bej me komunikimin ndërnjerëzor.

Ne Shqiperi do te jete te ftuar ne koncerte dhe mbrembje muzikore ne Vlore dhe Tirane, e pushimin e saj do te vazhdoj ne plazhin e Durrisit. Ajo ka filluar nje bashkepunim edhe me kompozitorin nga Shqiperia Flori, ku ne te ardhmen pritet edhe ndonje bashkepunim me te duke kombinuar melos shqiptar me ate te zhanrit te saj pop/rock. Ndonese e lindur ne Kosove dhe e rritur ne Norvegji është e pamundur qe me krenari ne çdo prezantim te saj ne audience te mos shprehet nostalgjin për Kosoven dhe mburrjen për nacionalitetin e saj. Tashme pas nje viti ajo ne Norvegji është bere me se e popullarizuar ku edhe menaxheri i saj shprehet se me Doruntinen mburret e gjithe Norvegjia dhe se talenti i saj do te sjell popullaritet ne gjithe Evropen e pse jo edhe me larg, ai pretendon se ajo do te arrin sukses sikurse e fameshmja kengetare Madona, ne nje interviste te dhen ne gazeten "Lajm Ekskluzive" te dates 15 Korrik 2006.

Në Dhjetor 2007, Flaka Krelani & Doruntina Disha marrin pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Jeta Kerkon Dashuri".

Më datë 21 Shtator 2009, Doruntina Disha publikon videoklipin "I Burn 4 You". Doruntina beri promovimin e kenges se dyte nepër Kosove dhe Shqiperi ku ne percjelle te saj ishte menaxheri Ola Kleiven dhe gazetar nga Norvegjia.
KATEGORI: