>
BIOSHQIP

Gruaja E Dr.Florit Me Kujtime Ndaj Bashkëshortit Të Ndjerë

11-11-2015
Bashkshortja e të ndjerit tashmë, këngëtarit të njohur Dr.Florit, ka postuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një foto të grupit West Side Family", dhe në mbishkrimin e fotos i ka shkruar një dedikim bashkshortit të saj të ndjerë:

"Ishte kënga e parë e postuar dje në #JavaMeDrFlorin, e për të gjithë ju që nuk jeni informuar, duke filluar nga dje, dt. 10 Nëntor e deri në dt. 17 Nëntor, kam vendosur të bëj disa postime në kujtim të Dr. Florit.
Të gjithë ju që dëshironi t'i bashkoheni kësaj nisme, jeni të lutur që në rast se keni foto, apo kujtime etj. t'i ndani ato me hashtag #JavaMeDrFlorin.
Kënga e sotme është ajo e cila e ngjiti #WestSideFamily shumë shpejt lart dhe të cilën publiku e deshi dhe ende e do.
Ka qenë pikërisht dashuria e publikut, ajo çka na ka bërë të ndiheshim të vlerësuar.
Kënga #Mesazh na bëri shumë të famshëm në shumë pak kohë, por asnjëherë ne nuk e ndjemë veten të dehur nga fama, ose si diçka pas të cilës të kapeshim fort." - ka qenë postimi i saj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Gruaja E Dr.Florit Me Kujtime Ndaj Bashkëshortit Të Ndjerë