>
BIOSHQIP

Kush është Në Mendjen E Majkut...?

29-09-2015
Dr. Mic ishte njëri ndër këngëtarët i cili bëri gati më së shumti sensacion gjatë verës me hitin e tij të padiskutueshëm "S'jena Mo". E tashmë që sezoni i verës ka mbaruar, e gjithë ekipi i Baba Stars i kanë dhënë vetes pak pushim, për të filluar punën më pas në muajin tetor rreth këngëve që do ti kenë gati për festat e fundvitit. Majk aktualisht nuk është duke pregaditur ndonjë këngë të re dhe po shfrytëzon rastin të merret më shumë me rrjetet sociale. Ai sot ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke menduar për dikë? Kështu të paktën ka thënë edhe vetë reperi në postimin e tij: “On my mind”, ka shkruar Majki, që nëse përkthehet i bie "Në mendjen time", por se çfarë ka në mendje ai nuk na ka treguar.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kush është Në Mendjen E Majkut...?