TEKSTESHQIP

The Dreams
Përjetsisht Miku Yt
Lyrics

Si vegim, sytë e tu i shikoj
Një zhgënjim, jo nuk mund ta pranoj
Miku yt do të mbetem deri në përjet'si
Malli le të na djegë
…për një puthje të brishtë

Si kristal, loti në sytë e mi
Do ndriçojë deri në pafund'si
Si një yll do tretem
Të më shohësh dhe ti
Dhe me dritën e hënës
Në mes ëndrrash do të vi

Këtu në qiell, si një yll do të mbetem
Dhe nëse më harron atëher' do të tretem
Mikun më të mirë mua do të më kesh
Premtimin e harruar sërisht do ta rigjesh

Motivi këngës sime gjithmonë do të jesh ti
Ritmi është ndjenja, e imja fantazi
Një histori ekstreme me ty kam përjetuar
Afshin më rrënqethës trupi yt e ka krijuar

Hej, hej, hej mikesha ime
Harroje ti harroje, harroje dashurinë time
Harroji ti rrugicat ku kemi kaluar
Të strukur nga frika më shumë të dashuruar
...të dashuruar
(kori) Jo, joo
...të dashuruar
Nën një cadër rrimë të turbulluar...
Një rrugë për të kërkuar
Një mendim për të harruar
Një varrim për të shijuar

(përsëritet nga fillimi)

Si kristal, loti në sytë e mi
Do ndriçojë deri në pafund'si
Si një yll do tretem
Të më shohësh dhe ti
Dhe me dritën e hënës
Në mes ëndrrash do të vi

Si vegim, sytë e tu i shikoj
Një zhgënjim, jo nuk mund ta pranoj
Miku yt do të mbetem deri në përjet'si
Malli le të na djegë
…për një puthje të brishtë

Si kristal, loti në sytë e mi
Do ndriçojë deri në pafund'si
Si një yll do tretem
Të më shohësh dhe ti
Dhe me dritën e hënës
Në mes ëndrrash do të vi