>
BIOSHQIP

Dren Abazi, Behet Publike Lidhja Me Armina Mevlanin

09-06-2012
Kanë shkelur së bashku tapetin e kuq gjatë ceremonisë së hapjes së Top Fest dhe nuk ka qenë thjesht një zgjidhje artistike. Mesa duket këngëtari Dren Abazi dhe bukuroshja Armina Mevlani janë më tepër sesa një çift artistik. Mes të dyve ekziston një lidhje sekrete, e cila u bë disi publike gjatë edicionit të sivjetshëm të Top Fest. Nga burime të sigurta pranë 'Bluetooth' mësohet se çifti frekuentohet prej kohësh, por kanë dashur të ruajnë privatësinë e kësaj lidhjeje. Duke qenë se janë të dy personazhe publikë, kanë preferuar që historinë e tyre ta mbajnë larg fokusit të medias dhe paparacëve. Por, fjalët nisën të përhapen që në momentin e parë që çifti u shfaqën të lumtur në krahët e njëri tjetrit, duke shkelur tapetin e kuq të Top Fest.
(Bluetooth)

Dren Abazi, Behet Publike Lidhja Me Armina Mevlanin