Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dren Abazi, Konfuzion Me Te Dashurat


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[17-06-2012]
Javen qe kaloi, disa suplemente publikuan nje lidhje dashurie mes miss-it Armina Mevlani dhe kengetarit te njohur, Dren Abazi. Por sic duket, kjo lidhje nuk eshte e vertete, pasi ne nje bisede per ''Panorama plus'' Dreni ka thene se Arminen e ka takuar vetem nje here ne jete edhe ate disa caste para se te shfaqen ne tapetin e kuq te ''Top Fest''. ''Ju lutem te mos merremi me kete histori se s'ka kuptim'', eshte komenti i dhene nga Armina e cila ne njeren ane edhe e ka mohuar lidhjen mes saj dhe Drenit, madje edhe kengetari ne biseden e tij ka qene shume skeptik duke treguar se mes tyre nuk ka ndonje lidhje dashurie. Qe ai dhe Armina nuk jane ne lidhje, e verteton fakti se Dreni ne VideoFest eshte shfaqur me nje tjeter femer e cila eshte e panjohur per publikun, te pakten deri me tani.

Ndoshta kjo qe po prezantojme tani eshte e dashura e vertete e Drenit, pasi ai ka shmangur paraqitjen ne tapetin e kuq te VideoFest, kurse foton e kemi siguruar nga nje video e realizuar ne nje emision ne Kosove. Gjate nje bisede qe kemi pasur para pak kohe me Drenin, ai na ka pohuar se eshte ne lidhje me nje vajze jo shume te njohur ne Prishtine, por ende nuk ka ardhur koha qe ta beje publike lidhjen.
 (panorama plus)



Komente mbi këtë artikull