>
BIOSHQIP

Dren Abazi, Së Shpejti Me Këngë Të Re

03-07-2012
Dren Abazi, i cili këtë verë është më se i angazhuar nëpër mbrëmje muzikore, është duke u përgatitur për projektin e ardhshëm muzikor.
Kënga më e re e Dren Abazit titullohet "Natën" dhe, siç ka pohuar vetë këngëtari, është një këngë mjaft ritmike.

"Kënga është tipike verore, titullohet 'Natën', ndërsa përcjell ritëm. Është një këngë me të cilën mund të pish e të vallëzosh. Muzikën e kam bërë unë, ndërsa tekstin Olti Curri".

"Flet për dashurinë dhe tradhtinë. Kjo këngë do ta përmbyllë albumin tim dhe të 'Zig Zag Orchesteres'", ka pohuar Dreni.
(Telegrafi)

Dren Abazi, Së Shpejti Me Këngë Të Re