Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dren Abazi: Ne Shtator Do Te Sjell Albumin E Ri


Nuk ka akoma asnjë votë

[16-07-2012]
Ai tashme eshte bere nje nga kengetaret me te preferuar jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi, pasi ka nje stil shume origjinal, duke e vecuar nga koleget e tij. Ky eshte Dren Abazi, kengetari i cili se fundmi ka sjelle edhe klipin e tij "Naten", nje kenge mjaft verore dhe qe te jep shume energji. Por si po pritet kjo kenge si dhe disa hollesi ne lidhje me angazhimet e me projekte e tij, Dreni i jem ne nje interviste per suplementin "Summer Time" ne gazeten "Koha Jone".

Si po pritet kenga juaj me e fundit, "Naten"?

Kenga megjithese ka pak kohe qe eshte publikuar mund te them se eshte pritur shume mire pas ajo eshte kenge mjaft verore, me ritem dhe energji….Pikerisht ajo qe kerkohet ne keto dite te nxehta vere. Une jam autor i muzikes, pra kompozitori dhe orkestruesi, ndersa autor i tekstit eshte Olti Curri….

Ju keni nje stil tuajin shume origjinal te kengeve, a do ju shohim ndonjehere me dicka ndryshe, apo do te vazhdoni ne kete rryme?

Eshte heret te flitet per faktin nese do te ndryshoj ose jo me kohe, por mendoj se diferencen ne muzike e ben pikerisht tendenca e artistit per te krijuar nje identitet te vetin muzikor…nje gje me te cilen dallohet.

A do te keni projekte te tjera gjate ketij sezoni apo jo?

Por artisti asnjehere nuk ben dicka dhe me pas pushon, menjehere i hyn punes per dicka te re dhe une si projekt te radhes kam nxjerrja e albumit te ri. Mendoj se do te mund ta realizoj dhe ta kem gati pas sezonit veror, pra ndoshta nga muaji shtator.

Sa i perket ndertimit te klipeve tuaja, ju i ideoni vete, apo ia besoni profesionisteve?

Mund te them se idete per videoklipet zakonisht jane te miat, por normalisht qe jane skenaristet dhe regjisoret ata qe e cojne deri ne fund kete pune. Domethene nese une i kam si ide, ata i bejne realitet. Edhe ne videoklipin e kenges "Naten" ideja pak a shume ka qene e imja, pasi gjithmone kam kerkuar dhe kam dashur qe videokli ne nje fare menyre te ilustroje tekstin e kenges, dhe keto ide per klipin ne fjale i ka realizuar "Passion communitcations".

Se fundmi keni dhene nje interviste ku keni thene se jeni gjithmone i rrethuar nga femrat, a eshte e dashura juaj xheloze per kete fakt?

Nuk e di ku e keni lexuar por une nuk e kam thene kete pasi,s'eshte ne stilin tim te te shprehurit, pra nuk i perdor fjale te tilla, por une s'bej as titujt e gazetave fatkeqesisht….Dhe nese te pyet gazetari per nje situate dhe t'i pergjigjesh, me pas e shfrytezon kete thenie, por ne rastin tone duke abuzuar me permbajtjen e saj.

A ka shkuar gjithcka ashtu sic e keni parashikuar ju deri tani karrieren tuaj artistike apo ka pasur edhe te papritura?

Besoj se ka shkuar mire deri tani. Por mendoj se asgje nuk eshte rastesore sepse un e kam punuar dhe jam munduar qe cdo gje te shkoje sic duhet. Normalisht qe cdo rruge e nisur ka te papriturat e saj, qofshin ato te kendshme ose jo, por mendoj se nuk ka gje qe nuk behet, nese e ben me perkushtim maksimal dhe me deshire.

Por ju keni shume angazhime per kete sezon, a do pushoj Dreni kete vere apo jo?

Edhe kete vere, ashtu si pjesa me e madhe e artisteve te tjere, jam mjaft i zene me mbremje e koncerte te ndryshme, por kuptohet qe kam edhe dite te lira ne mes, nga tre- kater dite…keshtu qe keto dite i shfrytezoj per te bere edhe pushimet, pjese-pjese….

Mund te na thoni edhe ku?

Por sic ju thashe edhe me lart do te pushoj aty ku kam edhe angazhimet e mia dhe sa i perket plazhit me pelqen shume jugu i Shqiperise, prandaj atje me keni shume shpesh…
 (Koha Jone)

      Dren Abazi & Zig Zag Orchestra - Natën [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull