>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi Prezanton Burrin E Saj Nga Presheva

12-06-2012
Ashtu siç më parë ju kemi sjellë lajmin e parë ne si gazetë, duke na konfirmuar vetë artistja, bukuroshja Drenusha Latifi, për lidhjen e saj dhe njeriun e zemrës.

Jemi ne qe mësojmë se ja kush është burri i saj, djaloshi që shihni në foto. Ata kanë shijuar së bashku pushime të ëmbla në Turqi dhe ja ku vijnë në këtë foto ekskluzive.

Ndërsa i dashuri që Drenusha e quan "burrë" dhe që i urojmë jetë të lumtur, është nga Presheva, por tashmë dhëndër i Prishtinës, është ai i cili ia ka vjedhur zemrën njërës prej femrave më të bukura të Kosovës.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Drenusha Latifi Prezanton Burrin E Saj Nga Presheva