>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: Nuk Ka Plane Për Martesë

30-09-2012
Videoprojekti "Future Love" i këngëtares Drenusha Latifi, i lansuar kohëve të fundit po rezulton me mjaftë sukses, ndonëse sipas Drenushës është përgatitur me mjaftë përkushtim duke përfshirë një kohë të gjatë pune. Ajo momentalisht përveç se po shijon suksesin e këtij videoprojekti, ka nisur punën edhe për një projekt tjetër muzikor me të cilin do të prezantohet gjatë muajve të ardhshëm. Ndërkaq sa i përket jetës private, Drenusha vazhdon t'i kalojë ditët më të lumtura të dashurisë bashkë me Mendin, por duke mos planifikuar të bëjnë ndonjë fejesë apo martesë tani në këtë periudhë. Drenusha në intervistën dhënë "Zërit" do të flas më shumë rreth punës, kohës së lirë por edhe për jetën private. Keni lansuar videoprojektin muzikor "Future Love", çfarë dallon nga ato projekte paraprake? Për vet faktin se është punuar bukur gjatë në këtë videoprojekt them se është më i veçuari nga ato paraprake. Ndonëse kam punuar edhe me njerëzit profesional të cilët kanë bërë që kjo këngë të dallohet duke përfshirë edhe videoklipin për të cilin jam mjaftë e kënaqur. Në klip dukeni më ndryshe, është kjo ndryshimi i radhës? Zakonisht në çdo paraqitje timen preferoj të dukem më ndryshe, nuk më pëlqejnë paraqitjet e njëjta. Jam munduar që përveç interpretimit, të dukem me një stil të veçantë dhe besoj se ia kam arritur. Adhuruesit në këtë klip kanë parë një Drenushë më ndryshe. "Future Love" kujt ia ke dedikuar? Është e vërtetë që vet titulli i këngës tregon se bëhet fjalë për dashuri. Mirëpo këngën nuk i kam dedikuar askujt, madje nuk ka të bëjë asgjë me jetën time, thjeshtë është një tekst i mrekullueshëm i cili më pëlqen mjaftë shumë. Meritën më të madhe për këtë këngë e kanë Florent Boshnjaku dhe Big Basta të cilët e kanë realizuar këtë këngë me mjaftë mjeshtri. Kënga është tipike verore të cilën me të lansuar në treg, kemi marrë menjëherë kritika të mira si nga vet kritikët e këngës ashtu edhe nga publiku. Keni thënë se ky videoklip është unik, mbase keni shpenzuar mjaftë për ta realizuar? Xhirimet e videoklipit janë realizuar me produksionin "Urban Graphics" me të cilët jam mjaftë e kënaqur. Klipi përmban skena mjaftë interesante në të cilat unë paraqitem si jashtëtokësor dhe sipas organizatorëve të ekipit ky lloj klipi nuk është realizuar ndonjëherë më parë. Prandaj them se është unik, ndërkaq sa i përket shpenzimeve natyrisht se për të realizuar një klip duhet një shpenzim i madh, mirëpo fatmirësisht nuk qëndroj keq me gjendjen ekonomike dhe kam pasur mundësi ta paguaj. Ka disa muaj që keni në krah djaloshin e ëndrrave tuaja, kur do ta shohim Drenushën me fustan të bardhë? (Qesh), natyrisht që adhuruesit e mi do ta kenë edhe këtë mundësi që një ditë të më shohin me fustan të bardhë. Mirëpo thënë të drejtën këtë nuk e kemi planifikuar ende, mbase qëndrojmë kështu siç jemi, me një lidhje të fortë me Mendin dhe pas një kohe natyrisht që kjo lidhje e jona do të shndërrohet në fejesë dhe martesë, por datën ende nuk e kemi caktuar. Përveç këngës ju fillimisht keni qenë edhe modele, jeni shkëputur nga kjo fushë? Modelimin e kam hobi me të cilin kam arritur edhe famën. Mbase kam arritur të kurorëzohem me çmime të shumta gjatë tërë kësaj periudhe. Mirëpo sipas mendimit tim edhe modelimi e ka një moshë të caktuar dhe kështu që duke parë që edhe kënga më pëlqen mjaftë shumë kam dashur ta nisë edhe këtë profesion. Tani jam shumë e lumtur si me modelimin ashtu edhe me këngën. Çfarë bënë Drenusha në kohën e lirë? Kohën e lirë zakonisht e kaloj duke dëgjuar muzikë, dalë qoftë me të dashurinë apo edhe me shoqërinë. Por kohën e lirë e kam të kufizuar për shkak të angazhimeve muzikore, mirëpo atë që e kam preferoj ta kaloj me njerëzit që i dua. Merreni me ndonjë aktivitet të lirë sportiv? Ndonjëherë kur kam kohë të lirë merrem me fitnes, kohë më parë jam marrë me disa lloje sporti, por tani nuk po mundem. Por fatmirësisht qëndroj mirë me peshën trupore dhe nuk jam e detyruar të merrem me sport.
(K. Bajrami / zeri)

Drenusha Latifi: Nuk Ka Plane Për Martesë