>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi Hedh Poshtë Spekulimet Për Ndarje

14-01-2013
Këngëtarja Drenusha Latifi nuk është ndarë nga i dashuri i saj. Ajo ka treguar për gazetën “Kosova Sot” se nuk është e vërtetë, madje jo më larg se në ndërrimin e viteve ka qenë me të në Milano dhe në Zvicër, edhe kjo foto që shihni është e realizuar atje.

Bukuroshja ka treguar se ajo nuk dëshiron që në çdo moment të shkruajë se jam këtu apo jam atje me njeriun e zemrës, por kjo nuk do të thotë se ajo është ndarë prej tij.

Drenusha ka treguar për ne se i dashuri i saj nuk ka dëshirë të jetë pjesë e lajmeve dhe mirëkuptimi i tyre e bën që vajza e skenës të jetë shpeshherë edhe vetëm, apo me shoqërinë duke u argëtuar pa asnjë lloj problemi nga ana e tij.
(Maksim Gjokaj)

Drenusha Latifi Hedh Poshtë Spekulimet Për Ndarje