>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: Ja Pse E Refuzova Ofertën E Fashion Tv

14-06-2013
Është një nga vajzat më të bukura të Kosovës pasi mban edhe kurorën si Miss, por ka disa kohë që ka filluar të ushtrojë edhe këngën, megjithëse ende nuk është bërë ndër emrat e njohur të skenës shqiptarë. Dëshira e saj për t’u marrë me muzikën është aq e madhe sa ka lënë pezull një nga projektet që do ta kishin ëndërruar shumë vajza në vend të saj, siç është bashkëpunimi me Fashion Tv në Turqi. Kjo është Drenusha Latifi, e cila në një intervistë të dhënë për suplementin “Summer Time” tregon edhe arsyen që e ka shtyrë këtë bashkëpunim për një kohë tjetër. Dihet se vera është sezoni kur pothuajse të gjithë këngëtarët lançojnë këngët e reja. Edhe Drenusha do të sjellë një këngë të re që do ta lançojë edhe me videoklip, “një këngë verore, shumë e bukur, që besoj se do të pëlqehet shumë”, ka thënë Drenusha, por për më shumë lexoni intervistën e plotë.

Është folur se do të keni një bashkëpunim me Fashion TV në Stamboll, si është vërteta?
Po është e vërtet, më është bërë një ftesë nga Fashion TV në Stamboll por ende nuk kam vendosur gjë. Kjo për faktin e vetëm sepse të gjithë e dimë se sezoni veror është edhe sezoni i lançimit të këngëve nga shumë këngëtarë, kjo vlen edhe për mua dhe unë duke u marrë me këngën nuk kam shumë kohë për gjëra të tjera.

Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?
Njihem me Drejtorin e Fashion TVsë në Turqi që prej viti 2003 kur unë prezantoja Kosovën në “Miss Evropa Junior” në Pragë të Çekisë. Tani pas 10 vjetësh jemi lidhur me disa kontakte ku në ture ai më ka ftuar disa herë. Të them të vërtetën më janë bëre disa oferta po që unë nuk kam kthyer një përgjigje konkrete sepse akoma nuk po mund të vendos.

Po nga agjencitë shqiptare keni pasur kërkesa për bashkëpunim?

Të them të vërtetë nuk kam qenë as e interesuar për këtë gjë në Kosovë. Para pak ditësh publikuat në rrjetet sociale disa nga foto tuaja të para shumë vitesh ku ishit një adoleshente, cila është periudha më e bukur e jetës për ju? Ka qenë pikërisht ajo periudhë, pra duke ndjerë shumë nostalgji për ato vite publikova edhe foto të miat në atë moshë, kur kam qenë vetëm 17-18 vjeçare.

Ndërkaq i keni munguar publikut me ndonjë këngë tuajën të re, kur do të kemi një të tillë?

Siç ju thashë edhe më lart, arsyeja që nuk kam dashur që të merrem me modelingun këtë periudhë ka qenë pikërisht kënga ime më e re. Kënga tashmë është gati këto ditë do të nis edhe xhirimet për klipin e saj. Nuk dua që të flas më shumë për këngën time të re,sepse dua që ta lë si surprizë për admiruesit e mi. Kur ktheni kokën pas, çfarë është ajo që nuk do ta bëni më kurrë? Nuk më ndodh shpesh që të kthej kokën pas, por edhe nëse do ta ktheja, nuk do të kisha ndryshuar as edhe një gjë. E them këtë jo për mburrje, se nuk kam bërë gabime, por sepse gjithçka që e kam bërë në jetë e kam bërë me vetëdije.

Cilat janë sakrificat më të mëdha që të është dashur të bësh deri tani?

Një nga sakrificat e mia më të mëdha ka qenë fakti që kam kaluar shumë pak kohë me njerëzit e mi më të dashur, për shkak të karrierës prandaj kohët e fundit kam vendosur që të jem më pak prezente në skenë dhe ti kushtoj më shumë kohë vetes pasi më shumë rëndësi ka shëndeti apo jo? Kohët e fundit kam pasur shumë ngarkesa, dhe lodhje psikike, por me këto ditët që kam pushuar jam rikuperuar mjaft.

Ju pamë në tapetin e kuq të “VFM 2013″ vetëm, pse?

Pounënukishaenominuarnëndonjë kategori edhe isha e ftuar si mysafire, kaq.

E keni menduar ndonjëherë çfarë do të bëheni kur mos jeni më kaq e re dhe e bukur?

Sigurisht që e kam menduar. Do të jem si të gjitha femrat e tjera. Një grua me fëmijë dhe shumë e përkushtuar pas familjes së saj.

Mendoni se bukuria është një patentë e sigurt për suksesin?

Sado që ta mohojmë një gjë të tillë bukuria është pjesë e suksesit dhe një ndër pjesët kryesore do të thosha unë, por mendoj se një rol të rëndësishëm luan fakti se sa di ta shfrytëzosh këtë bukuri.

Sa i frekuentoni rrjetet sociale?

Po unë bëj pjesë tek ata njerëz që i frekuentojnë rrjete sociale, jo se kaloj shumë kohë në to, por sepse aty marr informata po ashtu është një vend ku jam më afër me admiruesit e mi.

Më shumë i shfrytëzoni për marketing apo për të kaluar kohën tuaj të lirë?

Po mund të them se nuk i shfrytëzoj për asnjërën nga arsyet që thatë, pasi arsyen e vërtet e thashë më lart, unë vetëm mundohem të jem sa më afër me admiruesit duke hedhur shumë shpesh foto të miat.

Keni një profil tuajin në FB apo Twitter?

Momentalisht kam një profil timin në Fb. Kam pasur edhe ne Twitter por nuk e përdor më.

Për çfarë arsye do ta mbyllnit profilin tuaj? Shumë herë kam dashur ta mbyll në fakt, sepse ka momente kur nuk kam shumë dëshirë që të merrem me të, por nuk më kanë lënë fansat. Mund të them se e kam mbyllur nja 3 herë dhe pas pak ditësh e kam hapur përsëri.

Cili është komenti më i bukur që keni marrë?

Komentet e fansave janë gjithmonë shumë të bukur dhe unë kam plot të tillë, por nuk mund t’i veçoj sepse kur i lexon të gjithë të falin kënaqësi.

Mendoni se rrjetet sociale bëhen shpesh burim debatesh mes çifteve, ju ka ndodhur diçka e tillë dhe juve?

Jo! S’kam pas asi lloj problemesh.

Çfarë surprizash do të sillni për fansat tuaj gjatë sezonit veror?

Ajo që është më konkretja është kënga për të cilën fola edhe më lart. Do të jetë një këngë shumë e bukur verore e cila besoj se do të pëlqehet. Për surprizat e tjera ja lemë kohës, pasi nuk i dihet se çfarë sjell.
(Yllka Selita Koha Jone)

Drenusha Latifi: Ja Pse E Refuzova Ofertën E Fashion Tv