>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi, Së Shpejti Videoklipi “Oksigjen”

26-12-2013
Ndonëse kënga që do të plasoj të shtunën mbanë titullin “Oksigjen” për këngëtaren Drenusha Latifi nuk ka ndonjë veçori të caktuar që ka të bëjë me dashurinë e saj edhe pse tani e disa muaj është e përshkuar nga kjo ndjenjë dhe duket që dashuria e saj ndaj personit që ka gjetur të jetë si një oksigjen për njëri-tjetrin. Mbase këngëtarja na lë të kuptojmë se asnjë këngë e realizuar deri më tani nuk kanë të bëjnë me jetën e saj private. “Natyrisht se kënga me titull ‘Oksigjen’ i referohet dashurisë. Ku e di se do të zgjojë kureshtje dhe dyshime tek publiku që do të mendojnë se ka të bëjë me jetën time private, por ju them të vërtetën se kjo këngë dhe asnjë këngë tjetër deri më tani nuk ka të bëjë me jetën apo dashurinë time. Nuk preferoj të thuri këngë për jetën time private”, ka thënë ajo për “Zëri”. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni “Urban Graphic” në Gjilan dhe gjatë realizimit të skenave të klipit këngëtarja ka kaluar nëpër disa momente mjaftë të vështira nga të cilat ka pësuar më pas. “Nuk ka qenë e lehtë të realizohet një videoklip i tillë, ku ka pasur skena mjaftë të vështira për t’i realizuar. Në fakt temperatura ka qenë minus 8 gradë dhe është dashur që për dy javë të tëra pas përfundimit të klipit t’i përkushtohem shëndetit. Dy javë kam qenë e sëmurë nga ai i ftohti që kam përjetuar gjatë skenave të klipit. Por prapë e them se çdo vështirësi kalohet dhe mundi ia vlen. Andaj pres që publiku ta pëlqejë këtë projekt sepse me të vërtetë është realizuar një këngë dhe videoklip i mirë”, shton ajo. Drenusha është e fokusuar vetëm në realizime të projekteve muzikore duke lënë anash edhe pjesëmarrjen në programet festive të Vitit të Ri. Ajo nuk e sheh të arsyeshme për të qenë pjesë e tyre, ngase siç thotë ajo këtyre programeve tashmë u ka kaluar koha dhe nuk janë në trend.
(Zëri)

Drenusha Latifi, Së Shpejti Videoklipi “Oksigjen”