>
BIOSHQIP

Drenusha Dhe Atilla, Nga Dashuria Tek Urrejtja

04-05-2014
Këngëtarja kosovare Drenusha Latifi ka pak ditë që i ka dhënë fund lidhjes së saj me Atilla Burgija, biznesmenin kosovar i cili jeton në Suedi. Nuk dihen ende shkaqet e ndarjes.

Mësohet vetëm se këngëtarja është larguar nga Kosova me destinacion Amerikën, për t'i dhënë afat ish-të dashurit të largohet nga banesa e saj në Prishtinë.



Panorama trasmetoi se "Përkundër ngulmimit të tij për martesë duket se këngëtarja ka refuzuar të ribashkohet me Atillan. Mbetet të shihet sesi do të bëjë të mundur Drenusha largimin e tashmë ish-të dashurit nga shtëpia e saj në Kosovë."

Por biznesmeni Atilla Burgija, kosovari i cili jeton në Suedi, thotë për KosovaPress se aktualisht ndodhet atje, e jo në banesën që pretendohet.



Atilla pranon se dikur e kishin temë martesën, por kjo sipas tij, kur ishin të sinqertë.

“Drenushës i dëshiroj qëndrim të këndshëm në USA dhe suksese me karrierën që e bënë ajo. Unë gjendem në Suedi e jo në banesën të cilën thotë. Jam befasu me lajmin po në të njëjtën kohë e kuptoj, se është një vijë e hollë mes dashurisë dhe urrejtjes! Nuk jemi të parët as të fundit që dashurojmë dhe ndahemi. Llafet dhe çmenduria e njeriut nuk ka fund!”, thotë Atilla për KosovaPress.
(Teksteshqip.Com)

Drenusha Dhe Atilla, Nga Dashuria Tek Urrejtja