>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: “Nuk I Duroj Dy Këngët E Fundit Te Kleptos”

26-05-2014
Që këngëtarët të lavdërojnë kolegët e tyre, nuk është diçka e re. Por, që të tregojnë hapur se kë nuk e durojnë, kjo ndodh shumë rrallë. E, ja që këtë problem nuk e ka këngëtarja Drenusha Latifi. Në emisionin “Talk” të KTV-së, ajo ka treguar se kë nuk e duron si këngëtar nga estrada jonë.

Në pyetjen se kush është personi, të cilin nuk e duron dhe kur del në ekran, e ndërron kanalin, ajo është përgjigjur: “Më vjen keq, se si person është shumë i mirë, por si këngëtar jo. Ai është Klepto. Nuk e di nëse dikush po ia bën gabim këngët, apo çka, por nuk e duroj, sidomos në këto dy këngët e fundit”.

Në “Talk, Drenusha ka folur për jetën e saj private, duke përfshirë edhe ndarjen e fundit, për të cilën, siç, ka thënë, nuk ka qenë farë ndarje për t’u lënduar.

Ajo ka pohuar se e tash e tutje do t’i përkushtohet më shumë muzikës.
(Express)