>
BIOSHQIP

Drita D'Avanzo: Jam Krenare Per Prejardhjen Time

30-05-2012
Eshte shqiptare dhe njihet si nje nga yjet e televizionit amerikan. Drita D'Avanzo, mund te renditet pa frike ne listen e personazheve qe na bejne te ndihemi krenare...E angazhuar ne nje prej spektakleve me te ndjekur atje, Drita ka arritur te kthehet me kohen ne nje prej figurave me te dashura te ekranit. Ne kete interviste ekskluzive per "Bluetooth", shqiptarja e "Mob Wives" rrefen rrugetimin e saj ne televizion, jeten ne Amerike, familjen, divorcin, deshiren e madhe qe ka per te ardhur ne Shqiperi dhe lidhjet me shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Bleona Qereti. Kush eshte Drita? Ku keni lindur dhe cila eshte lidhja qe keni me Shqiperine? Une jam nje yll i televizionit amerikan, prej reality-t "Mob Wives". Kam lindur dhe jam rritur ne Amerike, por prinderit i kam shqiptare. Ata jane njohur me njeri–tjetrin ne Itali dhe u martuan me pas ne Amerike. Kush ja u ka vendosur emrin? A e dini domethenien e tij? Me pelqen qe ma drejtuat kete pyetje, sepse eshte nje nder historite e mia te preferuara, qe une e tregoj shpesh. Per fat te keq une nuk kam pasur mundesi ta njoh gjyshin tim, sepse ai ka vdekur perpara se une te lindja, megjithate kam degjuar gjera shume te mira per te. Ai ishte i respektuar dhe i dashur nga te gjithe, ndaj dhe mua me pelqen shume te degjoj histori rreth tij. Nder to, historia qe une pelqej me shume eshte ajo qe tregon se si ai me vendosi emrin. Babai im eshte djali i madh, dhe kur lindi im vellai, gjyshi ia vuri emrin Sinan. Me pas i tha mamase time se nese ajo do te lindte nje vajze ne te ardhmen, ai nuk do te jetonte per ta njohur, por do te donte qe ti vendosej emri: Drita. Kishte deshire qe une te kisha kete emer, sepse donte qe une te sillja drite e ndricim kudo qe te shkoja. Me pelqen fakti qe emri im ka kuptimin "drite" per arsye se mbart shume kuptim ne vetvete. Me pelqen shume edhe fakti qe gjyshi im mendoi per mua madje vendosi dhe emrin tim perpara se une te lindja. Kjo eshte dicka shume e vecante per mua, me duket e mrekullueshme qe e dua kaq shume gjyshin te cilin as nuk e njoha. Dini te flisni shqip? Gjuha e pare qe kam folur eshte gjuha shqipe. Ne femijeri flisja shqip shume rrjedhshem, por kur babai im filloi pune si trajner, duhej te fliste anglisht ne menyre te perkryer, cka na detyroi qe familjarisht te flisnim me shume anglisht dhe me pak shqip. Ende kuptoj shqip, por nuk jam ne gjendje ta flas ate njesoj si atehere ne femijeri. Cili eshte profesioni juaj? Kam modeluar qe ne moshen 14-vjecare, por si profesion baze kam te qenit nje "make-up artist". Gjithashtu kam luajtur me skuadren kombetare te futbollit per femra (cka do te kisha dashur te ishte profesioni im) . Sa i veshtire ka qene rrugetimi ne boten e televizionit amerikan? Eshte e veshtire te jesh pjese e nje shfaqje televizive. Une jam njeri shume diskret dhe nuk para hapem me te tjeret. Kam punuar ne te njejtin vend per vite me radhe dhe asnjehere s'kam ndare me te tjeret shqetesimet ose problemet e mia. Pra, nuk eshte e lehte per mua te hapesh me dike dhe te flasesh per cdo gje. Gjithashtu me ka shqetesuar fakti nese kjo ka qene zgjedhja e duhur per femijet e mi, por mundesite e biznesit jane te pafundme ndaj dhe me eshte dashur te bej dhe te ofroj me te miren per femijet e mi. Cilet kane qene njerezit qe ju kane ndihmuar? Prinderit e mi jane te respektueshem, kane punuar shume per ate qe kane arritur dhe bejne nje jete shume te rregullt e te ndershme. Kesisoj, ata nuk ishin dakord me vendimin tim per t'u martuar me nje djale "rruge", sepse ata e dinin qe do te kisha nje jete te veshtire, dhe kishin te drejte. Martesa ime shpeshhere me vuri perpara pozites se femres beqare qe duhej t'u siguronte dhe ofronte cdo gje vete femijeve te saj. Megjithate, familja asnjehere nuk ma ktheu kurrizin, ata ishin gjithnje aty per mua. Kam nje familje shume besnike dhe te dashur, ndaj shpesh them: "nuk do te isha personi qe jam sot pa babain dhe nuk do te isha ketu ku jam sot pa mamane time". Fale tyre une munda te hap dyert e suksesit dhe te jetoj endrrat e mia. Nuk do te kisha bere dot kaq shume pa ta, jam shume me fat! Cili eshte reagimi i njerezve kur mesojne se ju jeni shqiptare? Kur shqiptaret marrin vesh se jam shqiptare gezohen shume. Mendoj se te gjithe jane kurioze te dine se si u martova dhe si u perfshiva ne kete lloj jete, cka me duket interesante. A keni ardhur ndonjehere ne Shqiperi? Kam qene ne Shqiperi ne 1996, pasi vellai im ka luajtur per skuadren e Dinamos. Ai eshte nje futbollist i zoti dhe ka pasur gjithnje deshire te luaje ne Shqiperi. Kur ai ishte andej me mori shume malli, duke qene se jemi shume te lidhur, ndaj erdha me mamane time dhe i beme surprize. Me pelqeu shume Shqiperia dhe u gezova qe pata mundesine te takoja gjithe ata njerez si dhe te vizitoja vendlindjen e prinderve te mi. Me dukej edhe mua sikur kisha lindur atje. Punoni edhe si 'make-up artist', mes ketyre dy dashurive (televizionit dhe punes si grimiere), cila dominon? Televizioni me ha shumicen e kohes. Jam gjithe kohes duke punuar. Nese nuk jam duke regjistruar, jam duke bere takime me fansat, ose me shtypin. Gjithashtu jam duke lancuar linjen time kozmetike te quajtur "Just Me Cosmetics", dicka per te cilen jam shume e lumtur. Flasim pak per jeten tuaj private....Eshte shkruar per nje divorc, mund te na qartesoni pak ju lutem? Vazhdoni te jeni e martuar? Kam depozituar dokumentat e divorcit, dhe Lee i firmosi, por duhet kohe qe kjo te finalizohet. Kisha vetem 3 jave martese kur Lee perfundoi ne burg per 6 vjet. Me pas u kthye ne shtepi per 2 vjet, dhe u largua serish 5 vjet te tjere. Per familjen time zgjidhja nuk eshte divorci. Une jam rritur ne nje familje me parime ku besnikeria ka shume rendesi. Une bera te pamunduren qe cdo gje te funksiononte ne menyre qe te mos e vija familjen time ne siklet, e as te mos tregoja mungese respekti ndaj saj. Keshtu, duke qene se jam rritur ne nje familje ku besnikeria eshte nje nga parimet kryesore, kur bashkeshorti im me tradhtoi pas gjithckaje qe bera per te, u nevrikosa shume. Ne menyre te menjehershme takova nje avokat per ceshtjet familjare. Une jam nje femer e forte dhe e pavarur dhe nuk lejoj qe askush te tregoje mungese respekti ndaj meje ne ate menyre. Keshtu do te eci perpara ne jete. Fakti qe jam vetem nuk me shqeteson, sepse jam mesuar me kete. Jam e perqendruar duke ndertuar me te miren per vajzat e mia, si dhe duke u mesuar atyre se duhet te jene gjithnje te ndershme dhe besnike, dhe se asnjehere nuk duhet te zgjedhin rrugen me te lehte ne nje marredhenie (divorci), por gjithashtu nuk duhet te lejojne asnje mashkull te abuzoje me besnikerine e tyre. Ato duhet te kene gjithnje respekt per veten. Si jeni njohur me bashkeshortin tuaj? E njoha bashkeshortin tim kur isha 14-te, por vetem 7 vjet me pas fillova te dilja me te. E dija qe Lee ishte i respektueshem ne rruge dhe se ishte nje djale rrugesh, por s'e dija se me cfare merrej saktesisht. 6 muaj pasi kishim filluar te dilnim bashke me propozoi martese. Ju keni njohje me Rita Oren, sakaq Bleona Qereti eshte ajo qe me tregoi per ju. Na tregoni pak me shume per keto miqesi, si jeni njohur me to? Keni lidhje me shqiptaret e tjere atje? Njoh shume shqiptare ketu te cilet nuk jane te famshem. Sapo jam njohur me Rita Oren dhe jam nje fanse e saj. U bera nje fanse e saj sapo mora vesh qe ishte shqiptare. Jam shume krenare kur shoh suksesin e saj, dhe akoma me shume per faktin se ajo eshte shqiptare. Kur e takova, vrapova drejt saj dhe e perqafova si ta njihja prej vitesh. Do e mbeshtes gjithnje ne cdo gje qe ajo do te vendose te beje. Nderkaq kur mora vesh se do te haja darke me Bleonen u gezova vertet shume! Ajo ishte shume e bukur dhe kishte personalitet shume te ngjashem me timin. Ajo me sjell ndermend nje femer te pavarur dhe te forte. Ishte shume e kendshme dhe shume e talentuar. U lidhem menjehere. Une nuk e di se si eshte te jesh shqiptare, por di qe eshte e mrekullueshme menyra se si u lidha menjehere me Bleonen dhe Riten. Bleona ka bere nje pune te shkelqyer dhe kam bindjen se do te ece perpara. U uroj fat, shendet dhe sukses te dyjave. Do te kisha deshire te punoja me to, megjithate ato e dine se mund te trokasin ne deren time nese do te kene nevoje per dicka. Si funksionon showbiz-i andej? Showbiz-i eshte shume me i veshtire nga sa e mendojne njerezit. Nuk eshte jete te jesh tere kohesh ne syte e publikut dhe te gjykohesh prej tij tere kohes. Punon gjate gjithe kohes dhe nuk ke jete private, por te pasurit e fansave qe me duan dhe me mbeshtesin duke me uruar me te miren per mua dhe per femijet e mi, me ben te ndjehem shume mire. Pra ka te mirat dhe te keqijat e saj. Perfundimisht, te jesh i famshem nuk eshte e lehte. Ke nga artistet, personazhet VIP, konsideron mik? Bashkepunetoren time Carla nga Mob Wives e konsideroj miken time, por kam bere miqesi edhe me yje te tjere. Kur do te vini ne Shqiperi? Shpresoj sa me shpejt. Kam shume deshire te vij atje bashke me vajzat e mia. Shpresoj qe edhe ato do i kalojne castet e bukura qe kalova dhe une kur erdha atje dhe pashe nga afer prejardhjen e familjes sime. Ato dine pak fjale shqip, prandaj do te kisha deshire qe t'i sillja aty gjate veres qe te mesojne edhe me shume shqip. Vajza ime e madhe Aleeya, nuk ka mesuar asnjehere se si te lexoje a te flase shqip, por nuk e di se si arrin te lexoje ne shqip. Babai im i dha nje Gazete Shqiptare, te cilen ajo e lexoi te gjithe tekstin duke shqiptuar fjalet sakte dhe pa gabime. Nuk e di se si eshte e mundur te ndodhe kjo. Ajo kendon edhe himnin kombetar shqiptar. Familja ime eshte e mrekulluar prej ketij fakti. Vajzat e mia jane shume krenare qe kane gjak shqiptar, ndaj dhe veshin bluza me shqiponjen e stampuar. Menaxheri im do te vije aty, ndaj shpresoj te takohemi sa me shpejt. Perpara se ta mbyll dua te te falenderoj per intervisten. Perseri dua te ve ne dukje se kam qene, ndjehem dhe do te ndjehem gjithmone krenare per prejardhjen time shqiptare.
(eraldo rexho/bluetooth)

Drita D'Avanzo: Jam Krenare Per Prejardhjen Time