>
LETERSISHQIP

Dritë Vendit Tim

Falë mëngjeset
Kujtimet,

Dhe ëndrrat e vjetra...

Dritën se fali dot
Dua ta mbjelli
Reshtur,
Edhe frymën e fundit
Të mekur e dua por dritë
Ta kthej në shpresën e fundit
Dritë,
Dritë në traditë
Në sofrën e poetit
Për zërin e rapsodit...

Dritë
Dritë në shkëlqim
Mbi baladat dhe lotët e vashave
Në ëndrrat e tyre të djegura...

Dritë,
Dritë dua mbi tymnajën e mëshirës
Dritë gjithmonë të ketë...
Mbi gurë,
Mbi libra,
Dritë mbi dashurinë e gjallë
Dhe atë ëndrrën që se fali kurrë...

Dritë,
Shkëndi në të vetmen shtizë të bajrakut
Dhe dasmën e shekullit
Dritë krushkut të lirisë,
Dritë vendit tim,

Dritë Shqipërisë...