>
LETERSISHQIP

Flas Shqip

Magjinë e bukur të jetës
e gjeta në urtësi
Aty ku shpresat janë
në miqësi,
ku ka vlerë dhe dashuri...

E gjeta si rrezen e diellit pas hënës,
në buzëqeshjen e pafajësisë
si në gjirin e nënës...

Ku lidhen malet
ku ndërtohen urat
në mirësinë e vlerës së njeriut njeri,
dhe miqësisë në traditë...

Dhe më të ëmbël se gjuhën
që s’ka tjetër se e nënës!
në madhështinë hyjnore
atdheun tim,
në shtigjet e mallit
larg këtu në mërgim
flas e shkruaj shqip
dhe shuaj mallin tim...