>
LETERSISHQIP

Kur Të Vijë

Kur të vijë
Merrmë më shtrydh si rrushin
Më piq mbi zjarr
Më bëj raki
Me buzën tënde dua me pi
Të dehem
Në tëndën dashuri.

Fort shtrëngom
Dhe kur të vijë
shtrydh gotën
Që donë me pi
Dehu pra edhe ti
Në timen dashuri..

Po at natë unë kur të vi
Merrma masëm
Vet si di
Nxirr ofshamën ma vesh fustan
Kthema puthjen në gjamadan
Heshtjen tënde në melodi
Do ta shtrydh un fort në gji…

Do të shndërrohem
Ne zjarr e prush
Do të digjem si gjethi i thatë
Do të mbshtillem si gjarprush
Aq sa është një jetë e gjatë
Që ta mbajsh në mend at natë…

Kur të vijë….