>
LETERSISHQIP

Larg Një Botë Na Ndanë...

Dielli me rreze pa kahje
Përgjon dashurinë e qiellit të zhytur
në zemrën e detit
kujtimin ma përkund pa valë,
dhe si dritën e shpresës së fundit
flakën ma hodhi mua
prush ma kthej një mallë.

në qetësinë e tyre
kujtimet e mia trazuar,
mbi krahët e një pulëbardhe rropatet
melodia e një kënge të pakënduar.

qielli gjykon mallin tim
heshtja nis mesazh dëshmitar për natën...

prush piqet krypa mbi mua
sytë gjurmojnë në drrasën e kalbur
të një varke të vjetër,
inicialet e ngrira
se nisin lojën tjetër...

pak krejt pagëz dua të më afrohet vala
ti rrënoj do kulla lojëra fëmijësh
ndërtuar bashkë me kujtimet e mia
në teh nostalgjishë varkës inicialet t’ia lanë
ta shoh, ta ndiej
larg botën që na ndanë...