>
LETERSISHQIP

Kjo Kohë

O, sa e eger është kjo kohë,
të kapërdinë si i urituri të vetmen kafshatë
sa zemrat tona të buta njomtake
i bën më të forta se kurrë
e prapë i thyen si nje fije kashtë

Nuk e kuptuam kurrë hilen e saj
dhe pse na bëri më të rritur
qëndrojë si shkëmb aty ne maje
Ti hakmarrem kohes,
E kush prej saj nuk është goditur!

Për caste të paharruara
gjithnjë të etur do të jemi
nga gjithë ato që patem dikur
vetëm si kujtime ti kemi
Në shpirt i mbajmë,
kemi cfare të themi

Për ty kohe e eger udhë pa udhë
s`do të mjaftojnë kurrë, kurrrrrëëë...!?
Berlin, DE