>
LETERSISHQIP

Kengen E Di

Nuk më rrihet
mos më lut
dua të shkoj
të ec me shekullin tim
jam valltare
herët jam nisur
në traditë
në kushtrim
bashkë me krushqit e lirisë...
Këngën e di,
E lumtur jam..

Jo, ti me mua
nuk vjen më kurrë
Ti ide..
Ide e mbetur me shekullin e vjetër...
Veç mëshirën time mbaje
Dhuratën e fundit:
Gotën e çajit të zi
Të vjehrrës me llafe
...si ai çaji i ”rusit”
Hesht, mos m´u lut fare
Një shekull bashkimin e ke mashtruar
Vllaznimit i ke thurë gardh...

Tash jam zonjë e parë
Kam veç edhe një dert
T’i mbledh krushqit mal më mal,
e det më det
T’i mbledh bija në një strehë
Veç me valle e aheng
Pa e shkrep asnjë fishek
Si dielli kur del mbi gur
Ta bëj dasmën me një Flamur.