>
LETERSISHQIP

Ta Mburrim Njëri-Tjetrin

Pa ejani ta mburrim njëri-tjetrin
Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T’ia bëjmë shoku-shokut komplimentin
Në çaste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe çiltërisht të qajmë
Ku veç e veç dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë,
Se dashuria fqinje ka mërinë.

Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë
Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
Që kush gaboi, më tutje mos gaboftë,
Nëse kupton se jeta ka një vdekje.
12 shkurt 2000