TEKSTESHQIP

Dule Malindi
Shpirt Flori
Lyrics

Jam i ri e jam beqar nuk kam borxhe per te lare, e kam zemren si behar, lindur rritur ne skrapar. 2+ (dule malindi)

Skrapaliu shpirt flori eshte per vater, per miqesi, eshte per grua per dolli ç'e puth te shkreten raki. 2+

(dule malindi)
Burri fjalen e ka fjale, jo si kulpër,jo si ngjalë, i ka hije krenaria, dashuria e rakia. 2+

Me pelqejne dhelkat e tua edhe huqet qe s'i thua, vetem po me more grua, kur te pish pije me mua. 2+

(dule malindi)
O moj ti sorkadhe mali, hapi krahe e zemer djalit, lule moj lule debores, te mbaj ne pëllëmbë te dores. 2+

O skrapar shqipe ne male, drite ne kenge e zjarr ne valle. Kush ben dhenderr ne skrapar, dimrin e kthen ne behar.

O skrapar shqipe ne male drite ne kenge e zjarr ne valle. Kush ka marre nuse tek ty e ka vene festen ne sy.

DËRGOI: