TEKSTESHQIP

Dule Malindi
Malli Motres
Lyrics

Kur vija nga udhët e botës,
I lodhur e i drobitur
Më priste te pragu i portës
Motra me mall të zhuritur.

Motër të keqen vëllai,
Eh, sa shumë që ti më ke pritur,
Ky mall më dogji dhe mua
E si ty dhe unë jam zhuritur.

Oh, ç'mall në zemër që mbante!
Fliste me lotët si vaj.
Herë qeshte herë qante,
Kur qeshte herë qante
Kur shihte vëllanë e saj.

Motër të keqen vëllai,
Eh, sa shumë që ti më ke pritur,
Ky mall më dogji dhe mua
E si ty dhe unë jam zhuritur.

Më puthte në gush' e faqe.
Krahët në qafë i shtrëngonte.
Lotët si vesë manushaqe
Tregonin sa shumë më donte.

Motër të keqen vëllai,
Eh, sa shumë që ti më ke pritur,
Ky mall më dogji dhe mua
E si ty dhe unë jam zhuritur.

Përshtatje nga poezia me të njëjtin titull e Bledar Koçit