TEKSTESHQIP

Eda
Diell Dimri
Lyrics

Nuk prite diellin tonë të lindte
Në shtrat pa ty, puthja është tharë
Në mëngjes trupin tim
Ti s’e ngrohe asnjëherë

Mbaj mënd, ditën e parë
Atëherë kur t’njoha ty
Në heshtjen time, ti solle jetë
Si një vullkan.

Ti ishe diell i dimrit tim
si fllad pranvere në agim
ti ishe shpresë, që vdes vetminë
si një Zot, si një Zot

Ti ishte diell i dimrit tim
Erdhe tek unë si një vegim
Ti ishe shpresë, që vdes vetminë
Si një Zot, si një Zot

Fryma më merret pa ty pranë
Kur do marrë fund, ky adhurim
Hija e emrit tënd
Shkruar zbehtë mbi flokët e mi

Po pres, të vish një ditë
Si një legjëndë pa kthim
Sikur të vish, ah sikur…
Dimri do t'vdiste mes nesh

Ti ishe diell i dimrit tim
si fllad pranvere në agim
ti ishe shpresë, ti ishe shpresë
që vdes vetminë
si një Zot, si një Zot

Ti ishte diell i dimrit tim
Erdhe tek unë si një vegim
Ti ishe shpresë, që vdes vetminë
Si një Zot, si një Zot