Më mbaj mend (për 1 muaj)

Eda Zari
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Mosha:
  • 49 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 21 Nentor 1971
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  30
Këndon kryesisht: pop jazz

Eda Zari është këngëtare e njohur. Është një këngëtare, producente, kompozitore nga Shqipëria. Eda Zari jeton prej dy dekadash në Gjermani. Qysh 4 vjeç filloi të këndojë në gjirin e familjes (nga ana e nenës) Familja Lela nga Përmeti, me 6 vjet dalja për herë te parë në skenë, me 16 vjet prezantohet profesionalisht, në festivalet nacionale të RTSH, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si anoncuese në TVSH në bashkëpunim me Regjisorët: L. Gjata, O. Mula. Kryen Habiturën dega Kanto në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Fillon studimet në Konservatorin "Akademia e Arteve" - Tiranë. Pasi i hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve 80-ta) i vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së Diplomës si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjate kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV. etj. Gjate kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashmë ka realizuar Tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jaz, Pop-Soul, dhe World Muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur internacional, midis tyre Kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstari nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës së ( "Një nga Tarabuka perkusionist më virtuozë që mund të ndodhet në këtë planet" shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jaz Pianisti nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer dhe kështu lista vazhdon...

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).

Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavijonin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records në Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve dhe organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (ndër të tjerash) për fëmijët Jetim, për te sëmuret H.I.V.positiv dhe koncerte tjera të këtij karakteri. Për të pasur një tablo më te plotë e konkrete të këtyre aktiviteteve si dhe çmimeve të fituara në festivalet internacionale, dhe titujve të nderuar dhuruar kësaj artisteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more. Aktualisht artistja ndodhet në nisje të Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afrikën e Veriut.

Në vitin 1997, Eda Zari publikon albumin "The Art Of Time".

Në vitin 1999, Eda Zari publikon albumin "Lazy Standarts".

Në vitin 2001, Eda Zari publikon albumin "Supernaturale".

Në vitin 2002, Eda Zari publikon albumin "Statement".

Në vitin 2006, Eda Zari publikon albumin "Euphoria".

Në vitin 2012, Eda Zari publikon albumin "Toka Incognita".

Në vitin 2014, Eda Zari publikon albumin "Rotlicht (Ep)".

Më datë 19 Janar 2017, Eda Zari publikon videoklipin "Kyrie Eleison", në bashkëpunim me Ibrahim Maalouf.

Në vitin 2017, Eda Zari publikon albumin "Entropy".

Më datë 7 Prill 2018, Eda Zari publikon videoklipin "Krishti U Ngjall".

Më datë 19 Shtator 2018, Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata & Shpat Deda publikojnë videoklipin "Lum Lumi I Lire!".

Në vitin 2019, Eda Zari publikon albumin "Vita Brevis".

Më datë 25 Prill 2020, Eda Zari & Henning Jung publikojnë videoklipin "Loving Art". Me këtë këngë, Eda Zari & Henning Jung marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 në vitin 2020.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Faqja

Zyrtare

Profili

SoundCloud

Profili

Facebook

Profili

Twitter

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Eda Zari »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet