TEKSTESHQIP

Edi Furra, Fatos Furra & Liriket
Vlla E Moter Bashk
Lyrics

I
Vlla e motër bashkë
Pushkatu’ dhe varë
Në Gjakovë o prej t’pashpirtëve
O bre gjakatarë.
O për pa i mbushë njizet vjet
Nana qan për bijt e vet.

II
Ganimetja th’rret:
- Abedin o vlla!
Çou e shihe motrën tande
Afër teje ra!
O t’përqafoj e t’marr erë
Karanfil o në pranverë.

III
Me ferexhe veshë
Dhe me peçe mblu’
Kur më shihke nana, halla
Në kanop tuj m’vu’.
Oh rrijnë tuj kja, tuj vajtu’
Sikur qyqet pa pushu’.

IV
Nana thrret’ me za:
- O ju bijt e mi!
Ju kam rritë t’pa babë, jetima
Qyshse në vogjli.
Oh sod m’u mshel mu’ kjo shpi
E jam mbet me du’r në gji.

DËRGOI: