>
BIOSHQIP
Biografia
Mesimet e para i mori ne shkollen "3 Deshmoret" ne qytetin e Kavajes, ku me pas kreu edhe shkollen e mesme "Aleksander Moisiu". Ne vitin 2013 eshte diplomuar ne degen e psikologjise te cilen e ka dhe mjaft per zemer. Aktualisht vazhdon ciklin e dyte te studimeve ne master si Psikologe Keshillimi ne FSHS te Universitetit te Tiranes. Deshira per te shkruar poezi ka nisur qe heret, ne vitet e para ne shkollen fillore.Dihet se shum te rinj shkruajne, sidomos poezi, ashtu si dihet qe shumica e tyre "ftohen" shpejt per t'i dhene vetes nje tjeter drejtim... Me Edisnajden ndodhi ndryshe: te shkruarit u be pjese e jetes se saj. Me poezine ajo gjeti menyren me te mire per te shprehur ndjenjat e perditshmerive...

Ditet jane te mbushura me ngjarje te bukura e te trishta te cilat na mbushin me emocjone pozitive e ndonjehere dhe negative, ato duhet te zbrazen diku, menyra me e mire per ndjenjat eshte t'i hedhesh ne leter... Vellimi poetik "Kurre mos thuaj Kurre" eshte libri i pare i autores, ne te cilin jane perfshire krijimet me te bukura te saj pergjate ketyre viteve te fundit. Ajo eshte ende ne hapat e para drejt nje rruge te gjate brenda artit te te shkruarit , e ashtu sic thoshte shkrimtari, historiani e kritiku i artit Abdulla Tafa: "Ne te shkruar s'ka kufi e limite".